Vlora e detit dhe e diellit, edhe si destinacion dimëror

Nga Gazmend Janku dhe Jerola Ziaj
29 Dhjetor 2023, 11:28 | Aktualitet

E njohur tashmë edhe jashtë kufijve të vendit, si një nga perlat e turizmit veror dhe me një bregdet të bukur, Vlora duket se nuk ka mbetur pas as me prenotimet për natën e ndërrimit të viteve.

Njësitë hoteliere pranojnë se kanë rezervime më të shumta se vitet e kaluara duke na zbuluar edhe fashën e personave që preferojnë ta festojnë Vitin e Ri në Vlorë.

Ndonëse në dimër, Vlora vijon të preferohet për diellin e saj, që u shijon vizitorëve, ndryshe nga simbolika e natës së ndërrimit të viteve që janë oxhaku apo dëbora.

Prenotimet në njësitë akomoduese të Vlorës janë rezervuar që në ditët e para të muajit dhjetor, duke konfirmuar perlën e bregdetit të jugut edhe si një destinacion dimëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos