A po pastrohen vërtetë më pak para në Shqipëri?

Nga Aurora Sulçe
4 Dhjetor 2024, 15:49 | Ekonomi

Shqipëria ka bërë përmirësime në luftën kundër pastrimit të parave. Kjo ka rezultuar në Indeksin e Bazelit dhe konsiderohet një lajm i mirë pas atij të daljes nga “lista gri” e vendeve me risk të lartë të Moneyval, në vitin 2023.

Çfarë ka ndodhur?

A po pastrohen vërtetë më pak para në Shqipëri?

Shqipëria ka përmirësuar renditjen në Indeksin e Bazelit duke u vlerësuar me 4.35 pikë nga 4.75 pikë vitin e kaluar. Por për një pjesë të ekspertëve të fushës, ky rezultat pozitiv i atribuohet përmirësimit të kuadrit ligjor dhe përshtatjes me ligjet e Bashkimit Europian sesa një përmirësimi real në terren. Thënë ndryshe, ku të pastrohen më pak para.

Cilët janë sektorët me riskun më të lartë për pastrimin e parave?

A po pastrohen vërtetë më pak para në Shqipëri?

Raportet e institucioneve ndërkombëtare evidentojnë ndërtimin dhe tregun e pasurive të patundshme; pikat e këmbimit valutor; aktivitetet e lojërave të fatit; sistemin financiar, ndonëse këtu janë ashpërsuar rregullat dhe kontrollet mbi qarkullimin e parasë, profesione të caktuara jofinanciare, si noterët etj.

Si dallohet dikush që pastron para?

A po pastrohen vërtetë më pak para në Shqipëri?

Agjencia e Inteligjencës Financiare evidenton në raportin e vitit 2023 se me risk të lartë janë ata individë që blejnë pasuri në vlera të larta me burim të paqartë, të panjohur apo të pajustifikuar të fondeve; përfitojnë transferta të shpeshta dhe në vlera të relativisht të vogla nga individë pa një lidhje të qartë mes tyre; depozitojnë në llogari bankare shuma cash me burim paqartë, të panjohur apo të pajustifikuar; kryejnë veprime financiare (depozitim / transferta / investim në pasuri të paluajtshme/ luajtshme) nga persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale; si dhe përdorimi i personave të tretë për transaksione dhe investime, pa precedent dhe lidhje të dukshme kriminale, në funksion të fshehjes origjinës së të ardhurave.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos