Këshilltari i Ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti nuk i ka kursyer ironitë për nismën që prezantoi sot kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste. I ftuar në A2 Business me gazetaren Aurora Sulçe, Teliti tha se me Chat GPT, Rama do zgjidhë gjithë problemet.
“Sot me Chat GPT u zgjidh problem, ajo inteligjenca Artificiale, këto 10 vite që nuk patëm, është menduar gjithmonë, për vitin aktual dhe pasardhës, jo 3-5 vite, por tani Chat GPT do e zgjidhë problemin, do e fusim aty, nuk kemi nevojë më për kryeministra. Shyqyr që u krijua se do na japë ide”, u shpreh Teliti.
Ky reagim vjen pasi Rama tha se në bashkëpunim me shqiptaren që krijoi Chat GTP, do të punojnë për gjithë legjislacionin shqiptar që ta ndërlidhur me legjislacionin e Bashkimit Europian, pa humbur shumë vite pune. (A2 Televizion)