Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Historiku i binomit “Ekonomi" dhe “Financa” në vite, ndarjet dhe bashkimet

Nga Marjo Brakaj
8 Janar 2024, 17:17 | Ekonomi

Njëra anë menaxhon të ardhurat e nga tjetra administron shpenzimet, ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk do të funksionojë më si një e vetme. Institucioni do të ndahet në dy pjesë. “Financat” që do të vijojnë të drejtohen nga Ervin Mete dhe “Ekonomia”, në krye të së cilës pritet të vijë Blendi Gonxhja.

Kjo nuk është hera e parë që “Financat” që menaxhon buxhetin, të ardhurat, borxhin apo pastrimin e parave dhe “Ekonomia”, që menaxhon politikat e tregtisë, zhvillimin e ekonomisë, rritjen e investimeve, funksionojnë si të mëvetësishme.

Në fakt, deri në qeverinë e parë “Rama atë të harkut shtator 2013-shtator 2017, ministria e Ekonomisë kishte një drejtues ndryshe nga ajo e Financave. Kjo e fundit drejtohej nga Shkëlqim Cani, ndërsa “Zhvillimi ekonomik”, bashkë me Tregtinë dhe Sipërmarrjen drejtoheshin nga Arben Ahmetaj.

Binomit “Ministri e Financave dhe Ekonomisë” iu dha “drita jeshile” nga kryeministri Rama në vitin 2016. Në krye të institucionit u emërua Arben Ahmetaj, që e mbajti postin deri fund të 2018-s. Vendin e tij e zëvendësoi Anila Denaj, për t’u pasuar nga Delina Ibrahimaj e së fundmi nga Ervin Mete. 

Nga koha e monarkisë e deri në fund të komunizmit, ministria e Ekonomisë kishte funksionuar e ndarë nga ajo e Financave. Ato u bashkuan nën qeverinë e Aleksandër Meksit në vitet 13 prill 1992 deri 6 gusht 1993.

Në krye të institucionit u zgjodh Genc Ruli. Ekonomia u nda nga Financat sërish gjatë qeverisë “Nano” 1197-1998 ku Arben Malaj u emërua ministër i Financave ndërsa Ylli Bufi,  ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu