Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Është emri ai që shet! Kompanitë vendase konkurrojnë me markat e huaja, regjistrohen si "MIA"

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 15:27 | Ekonomi

Është emri ai që shet. Jo rastësisht kjo shprehje i ka rezistuar kohës. Nëse një mall a produkt vjen nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Franca apo Italia, për shumë shqiptarë cilësia merret e mirëqenë. Por, këtë vrap pas markave të huaja ka edhe nga ata që besojnë te prodhimet vendas.

“Preferoj produktet vendase. Janë bio, por kushtojnë më shumë se ato nga importi. Janë pak më të shtrenjta. Gjithsesi ja vlen, pasi janë tonat”, shprehen qytetarët.

Konkurrencës së fortë me markat e huaja, kompanitë shqiptare po i përgjigjen duke aplikuar për të marrë certifikimin “Made in Albania”. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale tregojnë se në 4 vitet e fundit ka pasur 4 mijë e 108 aplikime për regjistrim marke nga subjekte shqiptare.

Është emri ai që shet! Kompanitë vendase konkurrojnë me

“Made in Albania” janë të gjitha produktet që prodhohen në Shqipëri dhe certifikohen nga autoritet shqiptare. Kjo përfshin kryesisht zarzavatet, suvenierët, por edhe produkte të tjera të paketuara. Sigurisht kur themi MIA, askush nuk mendon për helikopterë apo avionë, por produkte të thjeshta”, u shpreh pedagogu Zef Gjeta.

Vetëm vitin e shkuar pati 1 mijë e 165 aplikime për regjistrim marke nga subjekte shqiptare për produkte si, shishe vere prej qeramike, mbështetëse ekologjikisht miqësore për bime, kartrixhe për një lëng te presuar apo dezinfektant inteligjent për duart.

Është emri ai që shet! Kompanitë vendase konkurrojnë me

Zhvillimi i produkteve të prodhuara në Shqipëri është cilësuar si përparësi nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin e ardhshëm.

“Në këto 30 vite kemi dëgjuar, politikanë e qeveri që kanë shprehur ambicie për zhvillimin e produkteve MIA. Bëjnë shumë mirë. Ama nga ana tjetër, bëjnë shumë keq pasi shpesh këto politika nuk mbështeten me fonde. Kështu rrjedhimisht nuk kanë vlerë”, thotë pedagogu Zef Gjeta.

Me gjithë zotimet e strategjitë e hartuara ndër vite nga qeveritë për të zgjeruar prodhimin vendas, “Made in Albania” mbetet e kufizuar vetëm në tregun vendas prej më pak se 2.8 milionë banorësh. Zgjerimi i turizmit po shihet si mundësia e artë për promovimin e produkteve shqiptare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi