Tokat kanë mbetur djerrë, gjatë vitit të shkuar u importuan më shumë se 335 mijë ton drithë

Nga Marjo Brakaj
22 Janar 2025, 15:12 | Ekonomi

Për shkak të tokave djerrë, vitin e shkuar u importua nga jashtë drithë si kurrë më parë. Pavarësisht se në nivele të papërfillshme, Shqipëria arriti vitin e shkuar të eksportonte 152 tonë grurë e misër me vlerë 24 milionë lekë.

Kryesisht grurë e misër, për të bërë bukë apo makarona... gjatë vitit të shkuar u importuan më shumë se 335 mijë ton drithë. Sasia e drithit të hyrë gjatë 2024-ës u zgjerua me më shumë se 48 mijë tonë në raport me 2023-it.

Tokat kanë mbetur djerrë, gjatë vitit të shkuar u importuan

“Rritja e importeve vjen për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Kemi reforma, por jo akte konkrete. Nuk ka financime për bujqësinë”, u shpreh Zef Gjeta, pedagog për bujqësinë.

Ndryshimet në gjeografinë e tregtisë së jashtme, reduktimi i kostove të transportit dhe forcimi i lekut bënë që çmimi i drithit të importuar të ishte më i ulët. Ndonëse u importuan gati 50 mijë tonë më shumë grurë e misër, vlera e paguar për blerjen e tyre ishte gati e njëjtë me 2023-shin, vit në të cilin u shpenzuan rreth 10 miliardë lekë.

Tokat kanë mbetur djerrë, gjatë vitit të shkuar u importuan

“Tani drithi po vjen kryesisht nga Serbia. Më herët vinte nga Rusia e Rumania. Kostot rrjedhimisht janë më të ulëta”, theksoi Andi Haxhiymeri, administrator i një kompanie.

Pavarësisht se në nivele të papërfillshme, Shqipëria arriti vitin e shkuar të eksportonte 152 tonë drithë me vlerë 24 milionë lekë. Në raport me 2023-shit, vit në të cili prodhimi vendas rezultoi i mbarë, eksportet u tkurrën tkurrur me mbi 4 herë.

Tokat kanë mbetur djerrë, gjatë vitit të shkuar u importuan

“Kudo në botë prodhimi i grurit subvencionohet. Në Serbi, Kanada, Francë etj, prodhimi i grurit subvencionohet. Nuk mundet fermeri të marrë përsipër të gjithë procesin”, shtoi Haxhiymeri.

“Shteti ynë ka dështuar në drejtim të subvencioneve, ndaj jemi në këtë gjendje ku nuk prodhojmë, por importojmë”, shtoi Gjeta.

Përfshirë arat, kopshtet, livadhet, lëndinat, kullotat apo moçalet, në Shqipëri ka rreth 875 mijë hektarë tokë. Nga kjo, hapësira që përmban humus e lëndë minerale, thënë ndryshe toka bujqësore, vlerësohet në gati 700 mijë hektarë.

Tokat kanë mbetur djerrë, gjatë vitit të shkuar u importuan

Por nga viti në vit, sipërfaqja e mbjellë me grurë, misër, tërshërë, elb apo kultura të tjera bujqësore po rrudhet, ndërsa  po zgjerohet hapësira e tokave të djerra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos