
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e kësaj të shtune në lagjen nr. 4 të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake për gazetarin e A2CNN Edi Ruçi, i plagosuri është një shtetas rreth 50 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore, shkruan A2CNN.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet për një atentat, ndërsa deri në këtë fazë nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia mbi motivet apo autorët e mundshëm.
(A2 Televizion)