Aksident me vdekje në Kuçovë

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 19:02 | Kronikë

Aksident me vdekje në Kuçovë

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Kuçovë pasditen e së premtes. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në fshatin Tapi, ku një 21-vjeçar ka aksidentuar me automjet një 69-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

I moshuari u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos