Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, bllokohet qarkullimi

Nga A2 CNN
16 Korrik 2026, 16:05 | Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, bllokohet qarkullimi

Një aksident rrugor mes një kamioni dhe një autoveture ka bllokuar pasditen e së enjtes autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Bradasheshit.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në zonë ka mbërritur ambulanca, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e personave të përfshirë në aksident, shkruan A2CNN.

Për shkak të ngjarjes, qarkullimi është bllokuar prej më shumë se 30 minutash, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh në të dy krahët e rrugës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos