
Një aksident rrugor me dy të plagosur është regjistruar në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Plloçës.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me forcë me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur drejtuesin e njërit prej mjeteve dhe një fëmijë që udhëtonte me të.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)