
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë–Durrës.
Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, një nga personat që ka humbur jetën është shoferi i furgonit, ndërsa viktima tjetër është një pasagjer.
Furgoni i përfshirë në aksident i përket linjës së Beratit dhe po udhëtonte nga Berati drejt Tiranës.
Si pasojë e aksidentit, 12 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)