Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, një nga viktimat shoferi i furgonit

Nga A2 CNN
30 Qershor 2026, 16:20 | Kronikë

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, një nga

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas informacioneve të siguruara nga A2 CNN, një nga personat që ka humbur jetën është shoferi i furgonit, ndërsa viktima tjetër është një pasagjer.

Furgoni i përfshirë në aksident i përket linjës së Beratit dhe po udhëtonte nga Berati drejt Tiranës.

Si pasojë e aksidentit, 12 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos