Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Vlorë

Nga Edi Ruçi
9 Qershor 2026, 09:34 | Kronikë

Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Vlorë

Në kuadër të operacionit të koduar “Grupi”, Policia e Vlorës arrestoi Turi Algjonin. Kujtojmë që Aligjoni dyshohet se dy ditë më parë ka plagosur një të ri me pistoletë në zonën e Çoles, pjesë e lagjes 24 Maji në Vlorë. Personi që u qëllua ishte duke dalë nga një lokal pranë rrethrrotullimit të lagjes 24 maj.

Në vijim të veprimeve intensive për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se disa shtetas lëviznin të armatosur dhe me mjete të blinduara dhe ndër ta ishte dhe autori i plagosjes së rëndë me dashje, të ndodhur më datë 07.06.2026, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Grupi””, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos