Burime për A2 CNN: Simon Zereci emërohet drejtori i ri i Gardës së Republikës

Nga Igli Çelmeta
23 Qershor 2026, 11:16 | Kronikë

Burime për A2 CNN: Simon Zereci emërohet drejtori i ri i Gardës

A2 CNN mëson se Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës. Pas largimit të Ermal Onuzit në qershor 2025, Zereci u komandua në krye të Gardës, më pas Sami Kuti dhe sërish Zereci.

Pas ndryshimit të ligjit në muajin prill për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Gardës pa konkurs, por me emërim të drejtpërdrejtë, Zereci ka marrë emërimin këtë të martë, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë që më parë në fillim të vitit, kur ligji e përcaktonte që drejtuesi i Gardës duhej të zgjidhej me konkurs, ministria e Brendshme hapi garën, e cila dështoi. Edhe pse zhvilloi konkursin, Ministria doli në njoftimin se asnjë nga 8 kandidatët që aplikuan nuk ishte shpallur fitues, mes tyre kandidat ishte edhe Simon Zereci.

Që nga viti 2013 e në vijim, ka mbajtur funksionin e Komandantit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos