Dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 15-vjeçare prej 4 vitesh, arrestohet 48-vjeçari në Golem

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 10:07 | Kronikë

Dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 15-vjeçare prej 4

Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga, pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur.

Siç bëhet e ditur, 48-vjeçari është kallëzuar në polici nga vajza e tij 15-vjeçare. Sipas dëshmisë së saj, i ati e ka abuzuar për katër vite rresht.

Babai i vajzës, Bledar Rako, banues në Golem, u vu në pranga për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos