
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht shtetasin Nadir Çausholli për kanosje dhe vetëgjyqësi.
Sipas njoftimit të bluve të Tiranës, Çausholli "në rrugën “Ibrahim Rugova”, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij", shkruan A2.
Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. Ç., 48 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.
Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën “Ibrahim Rugova”, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.
Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)