Kokainë dhe kanabis në makinë, pranga të riut në Kukës

Nga A2 CNN
24 Janar 2025, 17:20 | Kronikë

Kokainë dhe kanabis në makinë, pranga të riut në

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi u kap në flagrancë me lëndë narkotike në automjet. Ai u ndalua në hyrje të qytetit të Kukësit. Gjatë kontrollit të automjetit policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi kokaine dhe cannabis sativa. 

Njoftimi i Policisë Kukës

U kap në flagrancë me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, në automjet, vihet në pranga 24-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar në hyrje të qytetit, automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin I. N.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë. 

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. N., 24 vjeç, banues në Kukës, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos