Korçë, 45-vjeçari gjendet i pajetë brenda një makine

Nga Artin Halili
4 Dhjetor 2024, 17:01 | Kronikë

Korçë, 45-vjeçari gjendet i pajetë brenda një

Një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti të parkuar në qytetin e Korçës.

Ngjarja është shënuar në lagjen Nr.10 të qytetit juglindor, në një rrugë dytësore pranë unazës.

"Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale", informon policia.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e vdekjes së 45-vjeçarit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos