
Pasi deputetja Marjana Koçeku u drejtoi një mesazh Bajrave në Shkodër, duke nënkuptuar se ajo dhe familjarët e saj ishin kërcënuar prej tyre, A2 CNN kërkoi informacion në Policinë e Shkodrës, nëse deputetja e këtij qarku kishte bërë denoncim për ndonjë kërcënim. Sipas Policisë për A2 CNN, “as Marjana Koçeku dhe as familjarët e saj nuk kanë bërë denoncim për kërcënim në polici".
Pak më parë Marjana Koçeku, paralajmëroi në rrjetet sociale, Bajrajt e Shkodrës se do t’i shkatërronte nëse u ndodhte gjë familjarëve të saj.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkroi ajo.
Pak ditë më parë deputetja Marjana Koçeku braktisi Partinë Socialiste duke dalë e pavarur, veprim ky që ka ngjallur shumë debate në radhët e socialistëve.
(A2 Televizion)