Mungon ndriçimi dhe sinjalistika, aksidentohen 2 persona me motor, një në gjendje kritike

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
7 Korrik 2026, 11:45 | Kronikë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në rrugën “Vala e Detit”, në zonën e ish-Kënetës, Durrës, ku si pasojë e mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore, dy persona qe udhëtonin me motor, kanë përfunduar në kanalin kryesor të ujërave të zeza.

Njëri prej të aksidentuarve është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike. Sipas banorëve të që jetojnë në këtë zonë situata e elementeve te sigurisë në disa rrugë janë në gjendje kritike.

Në këtë zonë mungon ndriçimi publik dhe sinjalistika, ka puseta të hapura dhe trotuare të dëmtuara, duke e bërë lëvizjen tepër të rrezikshme.

Sipas tyre, aksidente të tilla janë të shpeshta, pasi gjatë gjithë ditës dhe natës në këtë segment qarkullojnë shumë automjete dhe motoçikleta, të cilat shpesh përfundojnë në kanalin anësor për shkak të kushteve të këqija të rrugës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos