Nëna e Monika Kryemadhit 4 orë pyetje në SPAK: Jam krenare për vajzën time

Nga A2 CNN
11 Prill 2024, 14:59 | Kronikë

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit ka dëshmuar për katër orë në Strukturën e Posaçme, SPAK. E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi tha se është paraqitur në SPAK për të dëshmuar mbi pasurinë e saj e më konkretisht, një banesë.

Fatime Kryemadhi tha se pyetjet rreth tyre kanë nisur që prej se vajza e saj “nisi të merrej me djegësat.

“Sqarova. Jam krenare për vajzën që kam. S’e mohoj edhe sikur pale se si. E di, pse është kjo puna e gjitha. Qëkur filloi të merrej me djegësat ajo...U thirra për çështjen e blerjes së shtëpisë. Me shtëpinë që kam. Unë s’kam qene pa punë. Se këta e kanë nxjerrë sikur me një pension 160 mijë, paskam blerë shtëpi unë.”

Kryemadhi la po ashtu të kuptohej se mund t'i jetë sekuestruar edhe celulari në kuadër të hetimeve. 



(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos