Ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren dhe kanosi me thikë një tjetër vajzë, arrestohet “maniaku” në Tiranë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2023, 11:44 | Kronikë

Ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren dhe kanosi me thikë një

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në kryeqytet, pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë në ambientin ku kjo e fundit ishte e punësuar.

Po ashtu, , po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me thikë një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.

Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari ka qenë më parë i dënuar me 4 vite burgim pasi ishte shpallur fajtor për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura.

Aktualisht 27-vjeçari ishte i liruar me kusht, por kjo nuk e ka ndaluar të përsërisë vepra të ngjashme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në një biznes në njësinë administrative nr. 8, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit M. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, në ambientet e punës së saj”, sqarojnë autoritetet.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi