Një 13-vjeçar ka mbetur i plagosur, sipas policisë, me një mjet prerës brenda oborrit të shkollës "1 Qershori" në Tiranë.
Sipas policisë, dyshohet që ai të jetë plagosur nga një bashkëmoshatar i tij duke luajtur. “Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës "1 Qershori", duke luajtur me një bashkëmoshatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)