Një shtetas kosovar është proceduar penalisht pasi u kap në pikën kufitare të Morinës me disa mijëra euro të padeklaruara.
Shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan një automjet që po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë, ku gjatë kontrollit gjetën 26 000 euro. Policia ka sekuestruar shumën e parave në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj shtetasit A. S.,35 vjeç, banues në Kosovë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)