Puna e Policisë së Shtetit në monitorim, AMP, kontrolle në lokalet e natës

Nga Xhensila Kodra
12 Janar 2025, 13:06 | Kronikë

Puna e Policisë së Shtetit në monitorim, AMP, kontrolle në

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, gjatë mbrëmjes së djeshme, me të gjithë agjentët e saj në terren ka zhvilluar inspektime blic.

Inspektimet janë kryer në lokalet e natës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, si lojërat e fatit, muzika në lokale jashtë orarit, parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe parandalimin e parkimeve të paligjshme.

Agjentët e AMP kanë inspektuar të gjitha pikat e kontrollit të policisë. Inspektimet janë bërë për të monitoruar punën e Policisë së Shtetit dhe për të inspektuar reagimin e policisë kur qytetartët bëjnë denoncime me qëllim përmirësimin e shërbimit policor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos