Sekuestrohet 60 kg drogë, arrestohen dy persona, dy të tjerë shpallen në kërkim

Nga Xhensila Kodra
23 Janar 2025, 08:57 | Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në Fushë-Krujë, shkruan A2 CNN. Në pranga u vunë Kujtim Ukaj, 35 vjeç, banues në Krujë, i cili transportonte lëndën narkotike me automjet dhe Abdurrahman Rizvani 26 vjeç, banues në Mat, që monitoronte rrugën për prezencë të Policisë.

Gjatë këtij operacioni u kapen dhe sekuestruan 6 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë totale prej 60 kilogramësh. Mësohet se lënda narkotike po transportohej nga fshati Blerim i Fushë Arrëzit nga Abdurrahman Rizvani, i cili dyshohet se e ka kultivuar atje, dhe po ia sillte për shitje Kujtim Ujkajt.

Në makinën e parë ka qenë një nga dy te shpallurit në kërkim, që ruante dhe vëzhgonte rrugën për patrullimet e policisë. Drogën do e dorëzonin në Fushë Krujë te Kujtim Ujkaj, i cili më pas synonte ta shiste me shumicë në zonën e Kamzës në Tiranë. Sipas burimeve mësohet se një kilogram i kanabisit do të shitej në vlerë 1200 euro, që në total kapte vlerën e 72000 euro. Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim kanë disa muaj që mbaheshin nën vëzhgim nga agjentët e antidrogës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos