Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

Shitnin drogë pranë shkollave, arrestohet një nga autorët

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2023, 10:34 | Kronikë

Shitnin drogë pranë shkollave, arrestohet një nga autorët

Policia e Burrelit ka identifikuar dy vëllezër që shitnin drogë pranë shkollave, ndërsa ka vënë në pranga njërin prej tyre, i cili tentoi t’i largohej Policisë, por u kap pas disa minutash ndjekjeje.

“Në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin J. S., teksa po drejtonte një automjet tip "Benz", dhe janë vënë në ndjekje të tij. Shtetasi J. S., sapo ka parë automjetin e Policisë, ka hedhur nga xhami i automjetit, një sasi cannabisi, të ndarë në doza gati për shitje, dhe një përforcues grushti. Shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen deri sa kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e shtetasit J. S., 23 vjeç, banues në Burrel”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në operacionin “Tempulli”, efektivët kanë sekuestruar qindra doza cannabisi, sasi farash cannabisi, 1 krehër kallashnikovi me 25 fishekë në të, 2 shkopinj metalik, 1 përforcues grushti, 1 mjet prerës thikë, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 1 rrip multifunksional dhe 1 jelek si të Policisë, si dhe 1 celular dhe 1 automjet që përdorej për shpërndarjen e dozave.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi J. S. e kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, së bashku më vëllanë e tij, shtetasin A. S., 22 vjeç. Vijon puna intensive për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen e 22-vjeçarit, përpara përgjegjësisë penale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli