Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili, pasagjer në një automjet, qarkullonte i armatosur në zonën e Laprakës.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Në Laprakë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet tip "Audi" me drejtues shtetasin Xh. S., dhe pasagjer shtetasin K. K. Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit K. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me 2 krehra dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë. (A2 Televizion)