U dënua për vrasjen e vëllait të vrasësit të babait të tij, lirohet Florian Përvathi

Nga Igli Çelmeta
15 Korrik 2026, 10:01 | Kronikë

U dënua për vrasjen e vëllait të vrasësit të

Lirohet nga burgu edhe Florian Përvathi, i dënuar me 8 vite burg për vrasjen e Lek Legjonajt, vëllait të vrasësit të babait të tij.

Kur ka kryer krimin në vitin 2022, Përvathi ka qenë 17 vjeç, shkruan A2.

17-vjeçari e kreu krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë në vitin 2009, kur ai ishte vetëm 4 vjeç.

Florian Përvathi përfitoi nga amnistia penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos