Ndahet nga jeta poeti Agim Doçi

Nga A2 CNN
24 Qershor 2024, 08:30 | Kulturë

Ndahet nga jeta poeti Agim Doçi

Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare poeti i njohur shqiptar. Agim Doçi.

Prej disa ditësh, poeti ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të një hemorragjie cerebrale që kishte pësuar.

Lajmin për vdekjen e poetit e shpërndanë në rrjetet sociale, të afërm dhe bashkëpunëtorë të Doçit.

Agim Doçi, ka krijuar më shumë se 3.000 tekste këngësh që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare. Ai ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.

Doçi është fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Për kontributin e tij Presidenti Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024