Altin Basha nuk është më drejtor i Teatrit Kombëtar. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave të mërkurën, shkruan A2 CNN.
Basha u emërua në krye të këtij institucioni në dhjetor të vitit 2022, duke zëvendësuar Hervin Çulin.
Më parë ka mbajtur postin e administratorit të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa ka qenë edhe regjisor prej shumë vitesh i emisionit të humorit, “Portokalli”. (A2 Televizion)