“Akomodimi, pagat dhe standarti 100 euro në ditë”- La Repubblica: Oficerët italianë në Shqipëri do i kushtojnë shumë vendit

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2024, 16:01 | Politikë

“Akomodimi, pagat dhe standarti 100 euro në ditë”- La

Media italiane ‘La Repubblica’ ka shkruar se do të kushtojë shumë për 295 oficerët e policisë dhe karabinierëve të stacionuar në Shqipëri prej disa kohësh, të cilët ruajnë aktualisht dy qendrat bosh të emigrantëve të Shëngjinit dhe Gjadrit.

Për dhomën dhe strehën për secilën prej tyre, Ministria e Brendshme do të shpenzojë 80 euro, një shifër shumë e lartë në Shqipëri, ku çmimet dhe fuqia blerëse janë shumë të ndryshme nga Italia.

Për më tepër, strukturat e grupit Rafaelo Resort janë kategori luksoze dhe strukturat 'Rafaelo Executive' dhe 'Hotel Comfort' të zgjedhura për të pritur agjentët janë dy hotele bregdetare me 5 dhe 4 yje me plazh privat, qendër Ëellness, pishina dhe restorant.

Për momentin nuk është e qartë nëse është mbajtur një konkurs për të përzgjedhur ofertën më të mirë.

Sipas ‘La Repubblica’, marrëveshja ndërmjet grupit Rafaelo dhe Ministrisë së Brendshme është dymbëdhjetë mujore dhe përfshin “akomodimin në një dhomë teke, katering dhe shërbime të ngjashme”, si dhe “përdorim ekskluziv të restorantit Comfort Family”. Me përfundimin e punimeve dhe në rast inspektimi pozitiv, agjentët do të priten edhe te 'Liqeni Rafaelo'.

Me pak fjalë, sipas medias italiane, ky është një rregullim shumë komod dhe shumë i ndryshëm nga ai që parashikonte policia e burgjeve, për banime në module të parafabrikuara, për më tepër në dhoma të ndara në dysh, brenda qendrës së Gjadrit. Kjo rrethanë ka shkaktuar zemërime dhe pakënaqësi, shkruan A2CNN.

Zyrtarisht, të 11-të emigrantët që u vendosën në Shqipëri u rikthyen sërish në Itali, pas një vendimi të Gjykatës së Romës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos