Deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviç, për spastrim etnik në Kosovë janë dënuar edhe nga Bashkimi Evropian. Një qëndrim të ashpër kundër ministres serbe ka mbajtur Marta Kos,duke shprehur habinë se si Paunoviç vijon që të jetë ende në detyrë.
Komisionere për Zgjerimin: Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtet tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë.
Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj
Këtë deklaratë Komisionerja për Zgjerimin e bëri gjatë mbledhjes së Komitetit të Posaçëm për Mburojën e Demokracisë Evropiane të Parlamentit Evropian.Në fjalën e saj, Kos u bëri thirrje politikanëve në vendet kandidate në BE që të kenë parasysh se çdo fjalë e thënë ka peshë.
Deklarata e komisioneres për zgjerim vjen pasi pohimet e ministres serbe janë dënuar edhe nga zyrtarë të tjerë në Shqipëri dhe Kosovë. Madje prishtina e ka shpallur non grata. Nga ana tjetër vetë Presidenti Aleksandër Vuçiç reagoi duke theksuar se qëndrimi i saj nuk është i qeverisë së Serbisë. (A2 Televizion)