“Do ta jap pasurinë time për Ilir Metën”, avokati Cakrani: Unë mbroj Presidentin që e mbushi sheshin se donin ta eliminonin

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 16:14 | Politikë

“Do ta jap pasurinë time për Ilir Metën”, avokati

Ilir Meta është presidenti më i mirë që ka pasur Shqipëria në këto 35 vite. Kështu u shpreh Kujtim Cakrani, avokat i kreut të PL-së. Në një deklaratë për mediat pas seancës së sotme ndaj Ilri Metës dhe Monika Kryemadhit, Cakrani theksoi se Meta nuk i ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.

“Me i ndershmi nuk ka futur duart në xhepat e shqiptarëve. Nuk ka dhënë as PPP, as i lidhur me mafien dhe as ka bërë ligje personale. Koha është ilaçi më i mirë që do i shërojë të gjitha. Ne do ta bindim gjykatën që të marrë një vendim të bazuar në prova”.

Në fjalën e tij para gazetarëve, avokat Cakrani i qëndroi deklaratës së tij të mëhershme se do të japë pasurinë e tij për Ilir Metës. Ai tha se këtë pasuri dhe mbrojte ia jep presidentit të vendit të tij, i cili sipas Cakranit mbushi sheshin më 2 mars se donin ta eliminonin.

“Jam nga Suat Beu dhe nuk e kam problem që ti lija 50 mijë euro nga prona ime. Ju e dini përgjigjen  unë vij nga familje e pasur nuk ia lë metës por ia lë presidentit të vendit tim. Unë nuk mbroj Ilir Metën, por unë mbroj presidentin e Shqipërisë që ka ushtruar detyrën nga 2017 deri ën 2022 dhe si askush tjetër mbushi sheshin në 2 mars se ishin ngritur kundër tij ta eliminonin politikisht dhe fizikisht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos