Në një takim të shoqërisë civile dhe ambasadës holandeze për lirinë e medias u theksuan gjetjet kryesore të Bashkimit Europian si problematika të shtypi dhe medias në vendin tonë.
Bëhet fjalë për të njëjtat problematika që në finale çojnë në një media jo të varur, censuruar apo dezinformuese. Referuesit u mbështetën edhe te raportet e “Reporterëve pa kufij”, dhe të BIRN.
“Raportet e Brukselit janë vërtetë një bibël dhe çfarë ai i këtij viti thotë për median i ka rënë kokës dhe është një mësim që duhet ta kuptojmë mirë. Problemet kryesore të medias janë në zemër të tij, ato lidhen me pronësinë apo ndikimin dhe intimidimin politik. Kur hedhim sytë në rajon, për shembull Kosova ndoshta, por edhe Maqedonia e Veriut, po ecin më mirë në këtë drejtim. Kur demokracia është në qendër të asaj që të gjithë duam, media është oksigjeni i saj. Duam një media të fortë dhe gjëja e parë për të cilën kemi nevojë është një media të respektueshme”, tha ambasadori holandez. (A2 Televizion)