
Procesi i vetingut në drejtësi, ka mbërritur në finish. Në një ceremoni përmbyllëse të atij që zyrtarisht njihet si rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve, krerët e institucioneve shqiptare ishin në një zë me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, teksa nënvizuan se sfida e radhës do të jetë ruajtja e të njëjtave standarde, me qëllim që rezultatet e reformës në drejtësi, të jenë të pakthyeshme.
“Pikëpyetja më kuptimplotë nuk është se çfarë kemi arritur por nëse do të mbrojmë atë që kemi arritur”, theksoi kreu i kuvendit Niko Peleshi.
“Vetingu i dha drejtësisë shqiptare një pikënisje të re. Tani institucionet e përhershme duhet ta kthejnë këtë standard në një kulturë të pakthyeshme”, tha zv.kryeministrja Koçiu.
“Mekanizmat e vendosur me reformën e vitit 2016, ishin parashikuar si mjete të përkohshme. Misioni i tyre po përmbyllet po standardi i tyre duhet të qëndrojnë. Mësimët e nxjerra gjatë këtyre 9 viteve nuk duhet të harrohen. Kjo do të thotë që verifikimi i aseteve, integriteti, mbikëqyrja etike dhe vlerësimi profesional të vazhdojnë”, u shpreh ambasadori Gonzato. (A2 Televizion)