Me Gjekmarkajn, Nokën dhe Hotin. Berisha niset drejt Romës, në aeroport do e presin simpatizantë të PD

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2025, 21:34 | Politikë

Me Gjekmarkajn, Nokën dhe Hotin. Berisha niset drejt Romës, në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë nesër tubimin e parë elektoral me diasporën në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Lideri i opozitës pas vizitës në Gjermani ku mori pjesë në kongresin e CDU-së, do të fluturojë mbrëmjen e sotme drejt Romës, ku nesër në orën 13:00 do të takohet me simpatizantë të PD në sallën e hotelit “Ergife Palace”.

Berisha ka publikuar një foto para nisjes për në Romë, nga aeroporti i Rinasit, drejt së cilit udhëtoi menjëherë pas fjalimit 30 minutësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para protestuesve opozitarë.

Ai shihet në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka dhe deputetëve Agron Gjekmarkaj e Elda Hoti.

Berisha do të mbërrijë në Romë rreth orës 23:30 dhe A2 CNN mëson se kryedemokrati do të pritet jashtë aeroportit të kryeqytetit italian nga simpatizantët.

Ndërkohë edhe deputetë të tjerë të së djathtës ndodhen aktualisht në Itali, ku po zhvillojnë takimet e tyre me emigrantët shqiptarë që jetojnë aty. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos