Ministri Hoxha: Kaluam nga flamingot te arkivoli, nga protesta paqësore te dhuna!

Nga A2 CNN
5 Korrik 2026, 16:30 | Politikë

Ministri Hoxha: Kaluam nga flamingot te arkivoli, nga protesta paqësore te

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në lidhje me protestën e 35-të që u zhvillua dje para Kryeministrisë, duke dënuar aktet e dhunës dhe duke bërë thirrje për përgjegjësi qytetare dhe dialog. Përmes një reagimi të publikuar në platformën “X”, Hoxha tha se protesta kishte devijuar nga shqetësimet qytetare drejt dhunës dhe papërgjegjshmërisë.

Nga flamingot te arkivoli. Nga mbrojtja e mjedisit te gjyqi publik. Nga shqetësimi qytetar te papërgjegjshmëria. Nga protesta paqësore te dhuna. Nga vizioni për një Shqipëri të Re te rikthimi i një Shqipërie déjà vu - të vjetër, të kapërcyer dhe të papranueshme. Quo vadis? Demokracia, liria dhe të drejtat nuk janë të dhëna.  Ato janë fituar me mund, sakrifica dhe përgjegjësi. Janë fryt i dialogut, jo i intimidimit; i urtësisë dhe pjekurisë shoqërore, jo i imponimit”, shkruan Hoxha.

“Shqipëria 2030, ajo që ëndërronim e që duam, anëtare e Bashkimit Evropian, më e zhvilluara ndonjëherë, më demokratike dhe më e arritura në historinë e saj, mund dhe do të ndërtohet vetëm me punë, vizion dhe përkushtim.  Me rininë, me atë që sheh vetëm përpara, për të ndërtuar, sepse kemi ende shumë për të bërë. Bashkë!”, vijon kryediplomati.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos