Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

Nuk ka datë për protesta, Këshilli Kombëtar del me rezolutë: Betejë pa kthim

Nga Anesti Barjamemaj
28 Tetor 2023, 10:23 | Politikë

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Rithemelimit, edhe pse me anë të një rezolute e konsideroi gjendjen aktuale të Shqipërisë si alarmante, sërish nuk përcaktoi një datë se kur do të nisin protestat e opozitës.

Sali Berisha, para anëtarëve të Këshillit, e cilësoi Ramën si diktator dhe, sipas tij, kërkon që të asgjësojë opozitën me metodat e Enver Hoxxhës: “Edi Rama nuk ka Sigurimin e Shtetit, por ka një SKAP, ka policinë sekrete, Policinë e Shtetit, që të gjitha të orientuara drejt një armiku të brendshëm, dhe kjo është opozita. Ato punojnë ditë e natë në misionin kundër opozitës”.

Duke e quajtur pluralizmin fëmijën e tij, Berisha premtoi se beteja e deputetëve në Parlament do të vijojë deri në arritjen e qëllimeve të opozitës:“Ne nuk dalim nga ai Parlament pa rikthimin e pluralizmit. Ky është zotimi ynë para të gjithë demokratëve shqiptarë”.

Hetimin e nisur ndaj tij dhe dhëndrrit të tij nga SPAK e quajti si procesi i shekullit dhe paralajmëroi nisjen e aksionit opozitar që ai e quajti gjyqi i shekullit: “Atë gjyq do ua bëj në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë, nga ai gjyq ata do të dalin të mundur, siç janë”.

Këshilli Kombëtar pas debateve me dyer të mbyllura miratoi një rezolutë, ku demokratët premtojnë se do të qëndrojnë me çdo kusht dhe me çdo sakrificë përballë qeverisë dhe se beteja do të jetë pa kthim. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi