“Nuk shoh gjëmë në PD për humbjen”, Flutura Açka nuk kursehet: Ky është shkaku që i ka ndëshkuar

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 22:10 | Politikë

“Nuk shoh gjëmë në PD për humbjen”, Flutura

Flutura Açka, e ftuar në Ditarin e pasdites nga Bruna Çifligu në A2 CNN, foli për reflektimin në PD pas humbjes më 11 maj.

Açka thekson se në PD nuk ka pasur reflektim dhe kjo sipas saj, është shkaku kryesor që e ka ndëshkuar PD-në.

“Nga PD nuk shoh ndonjë gjë të madhe që të thotë se kjo është ndonjë gjë e papranueshme. Ne presim edhe një lloj reflektimi. Ok, nuk e pranon, por ku i ke provat, ku i ke dorëzuar provat, sa është marzhi i asaj që ty të është rrëmbyer për shkak të këtyre provave? A ka një lloj reflektimi se edhe ne kemi humbur. Besoj se edhe ne kemi humbur. Të ndëshkon veten dhe pushtetin tënd të pritshëm, të ardhshëm, që shqiptarët mezi e presin dhe t’ja lësh këtë rotacionit, vetëm në formën e rotacionit dhe të mos punosh vet për këtë gjë ose të punosh në të kundër të asaj që të jep rotacioni... kjo mendoj se është shkaku kryesor që e ka ndëshkuar PD-në”, tha Açka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos