“Opozita si në ring, goditet nga çdo anë. Parlamenti ka humbur besueshmërinë”

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 21:05 | Politikë

“Opozita si në ring, goditet nga çdo anë. Parlamenti ka

Parlamenti ka humbur besueshmërinë e pushtetit legjislativ. Këtë mendim ndanë në studion e Debatit në A2 CNN, analisti Ben Andoni dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Arben Çejku, duke komentuar përplasjet më të fundit nga salla e Kuvendit, ku garda nuk lejoi deputetët e Rithemelimit të hynin në sallë.

Për Andonin kjo është një situatë absurde, ndërsa ngriti shigjetoi kryeparlamentaren Nikolla e cilësoi këtë legjislaturë me nivelin më të dobët pas viteve ’90.

“Ekuacioni tani ka shumë ndryshore për këtë kanë kontribuar edhe ligjvënësit socialistë që me ndryshimet në rregullore kanë krijuar handikap të madh opozita si në ring dhe goditet nga cdo anë kjo i është shtuar edhe ajo që ndodh me zotin Berisha dhe gjëja  që ka humbur më shumë ëhstë besueshmëria e legjislaturës. Është legjislativi më i dobët pas viteve 90 dhe nuk thotë asgjë. Përveç zotit Berisha që është karburant për njerëzit që e mbështesin me handikap të madh është vetë Nikolla. Tagri i saj nuk përgjigjet dhe ka treguar që steka e të gjithë kryetarëve të  kuvendit me pak përjashtime është jashtëzakonisht e ulët. Ka treguar që niveli demokratik në pushtetit legjislativ jo vetëm lë për të dëshiruar, por gjithmonë krijon shtigje të tilla. Me yes man-ët në parlament, ndryshimet do të kthehet në bumerang për legjislaturat e tjera. Jemi në situatë absurde. Deri të hënën mund të ketë zhvillime nëse futet në lojë Gjykata Kushtetuese sa i përket interpretimi të nenit 73 dhe kjo do zhvendoset në kohë dhe do zvarriste procesin”.

Ndërsa e konsideron absurde vendosjen e gardës në parlament që pengon deputetët e opozitës, diplomati Çejku thekson se si mazhoranca, si opozita nuk janë të interesuara për të gjetur gjuhën e komunikimit. Sipas tij të dy palët në emër të SPAK e drejtësisë po përplasen pa një moral të theksuar

“Konsum i kësaj legjislature. Për shkak të zhvillimeve të këtyre muajve ka patur një konsumim të parlamentit dhe rënie të kredibilitetit nuk po bën punën për të cilën është votuar. Nuk funksionon normalisht. Duket që të dyja palët janë të interesuara ose në një skemë ku duket sikur i nevojiten njëra-tjetrës. Të gjitha këto mjete të opozitës nuk mund të përdoren në të njëjtën kohë. Është absurde të vendosësh gardën dhe të pengosh deputetët. Deputetë edhe nëse duan ta djegin karrigen e vet le të mbajnë përgjegjësi. Këto skena nuk i bëjnë mirë imazhit demokratik të Shqipërisë. Ka mungesë dialogu, as kryetarja e parlamenti, as presidenti nuk duket që kanë iniciativa,  por edhe opozita duket që nuk ka interes të gjejë kanale komunikimi me mazhorancën dhe të dy palët në emër të SPAK e drejtësisë po përplasen pa një moral të theksuar. Konsumimi i mëtejshëm i këtij parlamenti do të vendosë në pikëpyetje atë që përfaqëson për qytetarët”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos