
Një ditë pasi Policia e Shtetit ngriti shqetësimin se bizneset shqiptare po sulmohen me rivju të këqia prej 10 mijë llogarive oline Sali Berisha ka reaguar duke e quajtur këtë veprim si hakmarrës primitiv. Kreu i selisë blu thotë se ku është sulm ndaj individëve
“Partia Demokratike konsideron të pacënueshme të drejtën e çdo qytetari për të shprehur përshtypjen e tij për çdo shërbim privat apo publik që merr dhe, në këtë kuadër, për klientin që ka marrë shërbimin nuk mund të ketë asnjë kufizim. Sikurse, PD konsideron të pacenueshme të drejtën e çdo qytetari për të shprehur mendimin dhe opinionin e tij në rrjetet sociale për çdo gjë dhe për cilindo”.
Berisha shkon edhe më tej, duke shtuar se janë vetë patronazhistët që lëshojnë përshtypje negative online
“Partia Demokratike shpreh dyshimet e saj më serioze se këto përshtypje false negative janë akte të organizuara nga patronazhistët e qeverisë së tyre në funksion të qëllimeve të zeza represive censuriale të saj. Me policimin digjital, po përgatitet terreni që ashtu siç bëri me TikTok-un dhe duke ndjekur shembullin e Ajatollahëve të bllokohen mijëra llogari dhe, po qe e mundur, rrjetet sociale në tërësi”.
Në fund të reagimit, Berisha thotë se veprimet e policisë po cenojnë fjalën e lirë, ndaj njofton se do të kërkojnë komision hetimor parlamentar. (A2 Televizion)