Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Reforma zgjedhore, deputetët e PD ridërgojnë emrat për komisionin e posaçëm

Nga Anesti Barjamemaj
25 Janar 2024, 15:59 | Politikë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike bashkë me deputetët e Partisë së Lirisë dhe ligjvënës së pavarur zyrtarizuan kërkesën për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Shkresa e firmosur nga 47 parlamentarë, mbështetës së grupit Bardhi-Berisha, si dhe aleatë të tyre, është dërguar në adresë të Lindita Nikollës, kreut të grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçit, si dhe ambasadorëve të vendeve kryesore partnere. Përmes saj, kërkohet nisja e punës për reformën zgjedhore me një përbërje të re, pasi sipas tyre anëtarët aktualë kanë humbur besimin e opozitës.

“Është e drejtë e trupës që ka mandatuar përfaqësuesit që të rishoh rolin e tyre, si dhe t’i mbajë përgjegjës kur cenohen interesat politike apo kur shpërdorohet besimi i dhënë. Në këtë kuptim, koha e mjaftueshme prej 22 muajsh për të ushtruar përgjegjësinë e ngarkuar dhe mungesa e progresit në këtë çështje, e bën të domosdoshëm ndryshimin e përbërjes së Komisionit”, thuhet në letrën e opozitës.

Sipas opozitarëve nevoja për një reformë gjithëpërfshirëse dhe të shpejt është theksuar edhe nga ndërkombëtarët.

“Duke vlerësuar të rëndësishëm momentin ku ndodhen zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë, në përgjigje të apelit të partnerëve ndërkombëtarë për gjetjen e rrugës së dialogut mes palëve, si dhe duke mbajtur në konsideratë dakordësinë e arritur në Rezolutën e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, gjejmë rastin të apelojmë për maturi, përgjegjshmëri dhe seriozitet në trajtimin e kësaj kërkese të deputetëve të opozitës, duke i dhënë shansin gjetjes së zgjidhjes për situatën në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo shtimit të ngërçit mes palëve”.

Pavarësisht emrave të propozuar, nënvizohet gatishmëria për të pranuar një përfaqësues nga grupimi i Lulzim Bashës, nëse do të dëshirojë të bëhet pjesë e reformës.

“Në mbledhjen e përbashkët të datës 24Janar 2024 të Grupit Parlamentar të PD, Grupit Parlamentar “AN” dhe deputetëve të tjerë të opozitës, u vendos që në rast se 7 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të cilët mungonin në mbledhje (Arbi Agalliu, EnkelejdAlibeaj, Eralda Bano, Flutura Acka, Kreshnik Çollaku, Lulzim Basha, dhe OrjolaPampuri) shprehin vullnetin të përfaqësohen me një anëtar të zgjedhur prejtyre, atëherë grupi parlamentar shpreh gatishmërinë për të tërhequr një anëtar nga propozimi dhe caktimin e njërit prej kolegëve që mungon në mbledhje”.

Ligjvënësit opozitarë kërkojnë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të miratur ndryshimet që kërkohen prej tyre dhe më pas të votohen në seancë plenare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu