“Rrofsh sa malet, Skënderbeu i dytë je”- I moshuari surprizon kryeministrin Rama në Kukës, ulet t’i puthë dorën

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2024, 17:07 | Politikë

“Rrofsh sa malet, Skënderbeu i dytë je”- I moshuari

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kukës, ku ka inauguruar hapjen e Urës së Madhe të Kukësit.

Por ajo që ra në sy është ‘surpriza’ e një moshuari për kryeministrin, i cili e cilësoi Edi Ramën si Skënderbeun e dytë.

Madje i moshuari u përul t’i puthte dorën shefit të ekzekutivit, por kryeministri nuk e pranoi një gjë të tillë.

"Rrofsh sa malet, Skenderbeu i dytë je. Hallall e paç. Na ke ndryshuar Kukësin dhe gjithë Shqipërinë. Zoti të ruajt me familje dhe çfarë ke", tha i moshuari.

Ndërkohë kryeministri Rama më herët shkroi në Facebook se Ura e Madhe e Kukësit është një një vepër mbresëlënëse e qeverisë së tij dhe një premtim i mbajtur, shkruan A2 CNN.

Postimi i Ramës:

HAPET URA E MADHE e Kukësit, një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh në kalimin e liqenit (ku në dimër bëhej edhe pikë e rrezikshme aksidentesh), dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që tejmbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që hapja u bë vetëm pasi u siguruan edhe akseset rrugore të komuniteteve përreth????????????????

***Edhe dy fjalë: Kur morëm detyrën ishin bërë vetëm gjysma e volumeve të nevojshme të Rrugës së Kombit, të cilës përveç trasesë së përfunduar i mungonin shumë vepra publike arti, përfshirë edhe këtë nyje të re lidhëse, po i mungonin krejtësisht edhe sistemet mbrojtëse në të dy anët e të tjerë elementë të domosdoshëm aksesi dhe sigurie. Dhe puna ende nuk ka mbaruar krejt, sepse të bësh një rrugë nga e para është më e lehtë dhe më e shpejtë sesa të mbarosh një rrugë të lënë rrugëve????????‍♂️

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos