PS ia hedh përgjegjësinë Gardës: Gabim bllokimi i deputetëve

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 15:21 | Politikë

Veprimi i Gardës së Republikës për të mos lejuar deputetët e opozitës për t’u futur në godinën e Kryesisë së Kuvendit është cilësuar jo i duhuri nga socialisti Arben Pëllumbi.

Megjithatë, ai i amnistoi ato me sigurinë që duhet garantuar për deputetët.

Sipas tij, puna e Komisioneve tashmë do të kalojë online për shkak se ndihen të rrezikuar nga kolegët demokratë.

“Javën e kaluar e patë se çfarë ndodhi. Këtu u tentua deri të hyhej me forcë në zyrën e kryetares. Në këto kushte, Garda ka nevojë që t’i japë zgjidhje këtij problemi. Ajo që është e rëndësishme të kuptoni është që asnjë nga deputetët që nuk ishin të përjashtuar, nuk u ndaluan të futeshin në ambientet e Kuvendit,” deklaroi Pëllumbi ndër të tjera.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi