Zhvillohet takimi i radhës Shqipëri-BE në kuadër të integrimit europian

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 14:53 | Politikë

Zhvillohet takimi i radhës Shqipëri-BE në kuadër të

Sot u zhvillua takimi i 17-të i Nënkomitetit BE-Shqipëri për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit dhe Politikat Sociale në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Takimi u zhvillua ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, në kuadër të procesit të integrimit europian.

Takimi u hap me fjalët përshëndetëse të znj. Enkelejda Muçaj, Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Z. Hubert Duhot, Bashkë-kryetar i DG ENEST.

Gjatë sesioneve tematike, palët diskutuan mbi progresin e arritur dhe hapat e mëtejshëm në fushat e  shkencës, kërkimit dhe inovacionit, përfshirë pjesëmarrjen në programet e BE-së dhe forcimin e ekosistemit të inovacionit; transformimit digjital, medias dhe përafrimit me acquis të BE-së në sektorin e komunikimeve elektronike, mafies dhe sigurisë kibernetike; arsimit, kulturës dhe zhvillimit të aftësive; politikave sociale, punësimit dhe barazisë, me fokus në përafrimin legjislativ dhe zbatimin e reformave sociale; lëvizjes së lirë të punëtorëve dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për zbatimin e acquis përkatës.

Diskutimet u përqendruan veçanërisht në përmbushjen e “closing benchmarks”, avancimin e reformave të planifikuara dhe koordinimin ndërinstitucional për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të negociatave të anëtarësimit.

Përfaqësuesit e institucioneve shqiptare prezantuan progresin e arritur deri më tani, ndërsa palët shkëmbyen opinione dhe rekomandime konkrete për hapat e ardhshëm, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për përshpejtimin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Takimi u zhvillua në format fizik dhe online, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve nga komisioni europian, delegacioni evropian dhe të ambasadorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos