Pse po shtohen sëmundjet autoimune? Covid-19 i zgjoi më herët, dyfishim të rasteve tek të rinjtë

Nga Ornela Joti
25 Janar 2025, 16:23 | Sociale

Covid-19 krahas shumë problemeve që shkaktoi në popullatën botërore, zgjoi më herët edhe sëmundjet autoimune. Pas pandemisë mjekët po konstatojnë dyfishim të sëmundjeve kur  sistemi imunitar lufton qelizat dhe organet e veta.

Mjeku reumatolog Ervin Rrapushi thotë se artridi reumatoid është më i përhapuri në popullatën tonë dhe po shfaqet dhe ne moshat e reja.

Sëmundjet autoimune prekin shumë organe ndaj trajtimi i tyre në kohë është mjaft i nevojshëm për shmangur dëmtimet apo  invaliditetin.

Sipas mjekëve, studimet e fundit të shkencës dhe skemat e reja të mjekimit synojnë kurimin e plotë të sëmundjeve me origjinë autoimune.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos