Sëmundja me vdekshmërinë më të lartë! Kanceri i mushkërive po prek edhe të rinjtë, duhani shkaku kryesor

Nga Ornela Joti
15 Nëntor 2023, 14:55 | Sociale


Lini duhanin! Mungesa e duhanpirjes ul me 90% rrezikun nga prekja e kancerit të mushkërive.  Të gjitha studimet e fundit tregojnë se duhanpirja është shkaktari kryesor i kësaj sëmundjeje që tashmë po prek njësoj si burrat dhe gratë.

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të mushkërive mjekët ngrenë alarmin për shfaqjen  e kësaj sëmundje edhe te moshat e reja. Fillimi i duhanit në adoleshencë është edhe më i dëmshëm për shëndetin.

Numri i të prekurve me kancer të mushkërive është gati i njëjtë me kancerin e gjirit, afro 800 raste të reja çdo vit. Mirëpo, kanceri në mushkri zë vendin e parë për humbjet e jetës, 600 vdekje çdo vit. Mjekët thonë se 40% e pacientëve e diagnostikojnë sëmundjen në stade të avancuara, atëherë kur dhe  mbijetesa bëhet e vështirë.

Diagnostikimi i hershëm i kancerit të mushkërive zgjat jetën. Mjekët këshillojnë të mos neglizhohen simptomat dhe problemet  që shkaktohen nga kjo sëmundje. Krahas duhanpirjes, faktorë që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje janë ndotja e ajrit, ushqimet dhe historitë familjare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos