Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Shtrenjtohen kreditë në euro, deri në 132 euro më shumë në muaj se një vit më parë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 15:40 | Ekonomi

Kriza e çmimeve në eurozonë nuk ka marrë fund. Këtë e tregoi Banka Qendrore Europiane të enjten ku për të pestën herë radhazi për këtë vit rriti në 4.25 herë normën bazë të interesit për euron. Politikat shtrënguese të eurozonës po ndihen gjithnjë me të forta te huamarrësit shqiptarë në valutë.

“Kuptohet që kjo reflektohet si në kreditë e dhëna më parë, ashtu edhe te kreditë e reja. Kuptohet duke referuar në çdo rast kontratën përkatëse”, thotë Zef Preçi, nga Qendra për Kërkime Ekonomike.

Një kredi tipike në euro përbëhet nga norma mesatare e kostos së euros në treg, njohur ndryshe si Euribor me afat 12-mujor, plus një normë fikse fitimi nga banka. Nga 1.01 për qind korrikun e një vit më parë, aktualisht Euribori 12-mujor ka arritur në 4.14 për qind duke u shtrenjtuar kështu me 13.3 për qind.

“Zakonisht në çdo kontratë për një kredi në euro është parashikuar një rishikim me bazë vjetore ku merret parasysh Euribori 12-mujor”, thotë Preçi.

Kështu për një kredi në vlerën e 70 mijë eurove të marrë një vit më parë me afat 20 vite dhe normë interesi 5 për qind, kësti mujor rritet në 594 euro nga 462 euro. Kështu huamarrësi duhet të paguajë 132 euro më shumë në muaj

“Kjo vlen qoftë konsumatori e qoftë biznesi janë të ndikua. Më shumë preken individët pasi janë ata që po marrin më shumë kredi konsumatorë”, thotë Preçi.

Pavarësisht rritjes së normës së interesit, huamarrësit shqiptarë që i kanë të ardhurat e tyre në lekë nuk po nxjerrin më shumë para nga xhepat. Kjo për shkak të zhvlerësimit të euros me rreth 15 për qind në raport me lekun në harkun e një viti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani