Shtypshkronja me 14 milionë dollarë false!

Nga A2 CNN
23 Tetor 2018, 13:34 | Ballkani

Një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash, euro e dollarë, false janë zbuluar nga autoritetet bullgare një ditë më parë në një shtypshkronjë në Slanchev Bryag.

Mësohet se kartëmonedhat arrijnë një shumë prej 14.3 milionë dollarësh në total, të cilat u bllokuan nga autoritetet duke mos i lejuar të dalin në treg.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë. “Nga shtypshkronja dhe nga vende tjera të fshehta, janë konfiskuar mbi 11 milionë euro false dhe mbi 1.7 milionë dollarë”, thuhet në deklaratë.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/2443360849042310/

Bastisja në shtypshkronjë, më e madhja që do të zbulohej për 11 vjet, si dhe rreth 30 vende të tjera në shtetin ballkanik, ndoqën një hetim 10-mujor të mbështetur nga Europol dhe inteligjenca e SHBA.

Shtypshkronja kishte pajisje të sofistikuara duke bërë monedhat e cilësisë së lartë, thanë prokurorët që mbikëqyrën operacionin, duke shtuar se katër vetë u arrestuan.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi